"Fusha e jona!' kundër Partizanit
tension te tifozët e Tiranës/ VD

tension te tifozët e Tiranës/ VD">
TIRANE-Nuk u ka pëlqyer aspak pajtimi që kryebashkiaku i kryeqytetit u bëri dy ekipeve të derbit, ndaj kanë vendosur të protestojnë.

Tifozët e ekipit të Tiranës kanë bllokuar stërvitjen e ekipit të tyre në shenjë proteste pas vendimit për lejimin e Partizanit që të zhvillojë ndeshjet në stadiumin 'Selman Stërmasi' në fazën e dytë të kampionatit.
 
Bardheblutë nuk lejuan që ekipi të stërvitej në kompleksin 'Skënder Halili' duke u kërkuar llogari drejtuesve dhe që të anulojnë vendimin që lejon rivalët e tyre historikë që të luajnë në fushën e tyre.
 
Tifozët janë grumbulluar në fushë duke mos lejuar që të futen lojtarët dhe stafi teknik. Nuk kanë mungar as tensionet mes lojtarëve dhe tifozëve.
 
“Nuk ka shans të luajë njeri në fushën tonë” janë shprehur tifozët e ekipit të Tiranës në stërvitje.

Në këto rrethana, trajneri Mirel Josa ka vendosur ta anulojë stërvitjen. Lojtaret u larguan nga fusha, kurse tifozat qëndruan edhe disa minuta pas kësaj.

Dje dy presidentët të Partizanit dhe Tiranës në prani të kryebashkiakut Veliaj arritën marrëveshjen që të kuqtë të luanin në fushën bardheblu, por tifozët kane dale kunder.

Incidentet, policia shoqëron 32 persona
Shoqërohen 32 persona për konfliktin mes tifozëve e lojtarëve të Tiranës.
 
Policia shoqëroi rreth 1 orë më parë 32 tifozët e ekipit të Tiranës.
 
Konflikti nisi rreth orës 14:00, kur tifozët protestuan kundër vendimit që lejon Partizanin t'i zhvillojë ndeshjet në stadiumin “Selman Stërmasi”.
 
Tifozët u futën në stadium duke bllokuar stërvitjen e ekipit të Tiranës, ndërsa u konfrontuan edhe me disa prej lojtarëve bardhë e blu. 

[gallery]20769[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos