Kthehet na makth për banorët, fusha e mbetjeve ne qytetin e Lushnjes. Hedhja e mbeturinave në fushen e mbetjeve është e gjithllojshme, aty nuk kursehen as mbetjet shtazore të cilat nuk groposen por hidhen në ambient të hapur ccka rrezikon në përhapjen e ndonjë epidemie të mundëshme.
Banorët që jetojnë rreth vendgrumbullimit shprehen se është e pa mundur jeta në këtë zonë pasi era e keqe dhe tymi nga djegia e mbeturinave është e padurueshme.
"Më mirë të na vrasin me plumb në kokë sesa të na vrasin kështu. Kancer i gjallë, është mjergull gjithandej. Kam 17 vite këtu. Thonë do i heqim do i heqim dhe deri tani asgjë" shprehet njëri nga banorët.
Bashkia e Lushnjës arsyetohet se ka kërkuar ngritjen e një landfilli të mirëfillt, për këtë ka kërkuar fonde në qeveri, por deri tani nuk ka asnjë dritë jeshile.
"Problematike e fushës së mbetjeve është prezente sidomos në ditët e nxehta. Megjithatë masat që ka marrë bashkia për vendosjen e rojeve për mos krijimin e hapsirave të mundshme për qytetarët që kalojnë afër. Kemi marrë masa kemi një studimi për trajtimin e kësaj zonëe problematike. Kërkon një ndërhyrje nga qeveria qendrore sepse duhet kthyer në një zonë të gjelbërt. Ne urojmë që me qeverinë e re ta shndërrojnë në një hapsirë të gjelbërt sepse banorët janë në kushte emergjente"shprehet Teuta Korreshi nënkryetarja e Bashkisë Lushnje
Sikur të mos mjaftojnë vetëm mbetjet urbane dhe shtazore në vendgrumbullimin e plehrave hidhen edhe mbetjet spitalore, ndërkohë që spitali i Lushjes ka një kontrat me një firmë private e cila duhet të eliminojë këto mbetje me anë të inseneratorëve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO