Fusha e mbetjeve urbane në Kukës prej 17 ditësh në flakë! Banorët: S’mbushemi dot me frymë

Prej 17 vitësh në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit. Banorët e këtyre zonave thonë se është bërë e padurueshme jetesa.

Në vendgrumbullimim e mbetjeve urbane që ndodhet në fshatin Myc-Mamzës, flakët janë shuar por plehrat vijojnë të digjen në brendësi, duke krijuar tymin toksik që mbulon qytetin e Kukësit dhe fshatrat përreth.

Shefi i Shërbimit Zjarrëfikës Gafurr Rexha tha se thellësia e mbeturinave që po digjen shkon deri në 10 metra, cka është e vështirë të shuhet me ujë.

“Është shfaq vatra e zjarrit që me datë 10 gusht dhe është aktive akoma. Falë ndërhyrjes së zjarrfikëses u bë e mundur lokalizimi, pra që të mos përhapet në zonën pyjore. Unë që në fillim kam thënë se duhen hedhur dhera (inerte). Bashkia ka pak ditë që ka nis hedhjen e dherave. Ne kemi ndërhyrë here pas here por është e pamundur të shuhet me ujë sepse thellësia shkon nga 7 deri në 10 metra dhe aty ndodhin disa reaksione kimike. Izolimi i plotë mund të bëhet vetëm me atë të mbulimit me dhera”. – tha Gafurr Rexha, shefi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë Kukës.

Ndotja e ajrit është alarmate! Banorët ankohen se kanë shfaqur probleme shëndetësore për shkak të tymit.

“Këto mbeturina na kanë shkatërruar jetën. Po bëhen më shumë se 10 ditë që s’po marrim dot frymë. Bashkia duhet ta shuajë zjarrin, po vuajnë njerëzit nga frymëmarrja. Sidomos fëmijët e pleqtë. Era m** I vjen gjithë Kukësit”. – tha qytetari.

“Tymi është i tmerrshëm, mjegull komplet. Erë e rëndë shumë. S’kemi çfarë bëjmë vetëm me lënë shtëpitë e me u shpërngul nga këtu.”- tha ai.

Vatra e zjarrit u shfaq me 10 gusht në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane të bashkisë Kukës por policia ende nuk ka identifikuar zjarrvënësin.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë