TIRANE - Hetimet për mega-skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend, atë të vjedhjes së rreth 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit janë drejt përfundimit. Ishte prokurori i Tiranës Petrit Fusha që bëri publik për mediat këtë fakt, ndërsa theksoi se këtij hetimi nuk do t’i shmanget askush, duke përfshirë këtu dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
Ai tha gjithashtu se po punohet për të gjetur destinacionin se ku kanë përfunduar paratë e vjedhura nga thesari në Linzë, por edhe të bashkëpunëtorëve të përgjegjësit të arkës stok, Ardian Bitraj, i cili deri më tani ka pranuar se ka kryer i vetëm vjedhjen.
Pyetjes së A1 REPORT nëse në përfundim të hetimeve do të ketë shkarkim të Guvernatorit Fullani, prokurori Fusha tha se për përgjegjësitë do të vendoset vetëm në mbyllje të tyre.
“Do thirren të gjithë personat që kanë dijeni. Vazhdojnë hetimet me intensitet.
Gazetari: A do të kërkohet shkarkimi i guvernatorit Fullani në përfundim të hetimeve? Në përfundim do të gjykojmë dhe do të vendosim për përgjegjësinë.
Gazetari: Kur përfundojnë hetimet? Së shpejti përfundojnë hetim
Keto pergjigje, Fusha i dha ndersa hynte ne ambjentet e Prokurorise se Tiranes, ndersa sot u moren ne pyetje dy anetaret e pare te Keshillit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise, Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi ne lidhje me vjedhjen e 713 milione lekeve te rinj nga thesari i shtetit ne Linze.
Anetaret e Keshillit Mbikeqyres Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi merren ne pyetje nga ProkuroriaBurime nga grupi hetimor shpjeguan për A1Report se dy anëtaret e Kkëshillit Mbikëqyrës u pyeten në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen, ku për afro 2 orë e 30 minunta znj.Meksi dhe Golemi dëshmuan në ambjente të veçuara në prokurori në lidhje me skandalin e vjedhjes në thesar.
Në një kohë kur dëshmitë e dy anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës mbeten sekret, ato vetë për mediat u shprehen se dëshmuan gjithçka u pyeten nga hetuesit.
Po ashtu në prokurori në lidhje me procedurat që Banka e Shqipërisë ndjek në lidhje me auditimet, kontrollet dhe raportet me stafin këtë të premte dëshmuan dhe drejtori juridik i Bankës Altin Naçi, i cili pranoi faktin se prokuroria ka skuestruar një sërë dokumentesh të tjera të dorëzuar prej tij, si dhe ish-inspektoria e përgjishme e Bankës Teuta Baleta.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.9%
-
Të gabuar
26.9%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 1173
Lajme të tjera
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Viktor Orban dhe Aleksandër Vuçiç takohen në Beograd, pas 3 orësh bisedime luajnë bilardo
26 Mars, 13:38
-
Nesër ministri italian i Bujqësisë Tiranë, pritet nga Krifca! Në fokus thellimi i bashkëpunimit, nënshkruhet edhe memorandum mirëkuptimi
26 Mars, 13:34
-
Kaos në stadiumin Flamurtari, festa e legjendave për 100 vjetorin shtyhet me disa minuta
26 Mars, 13:31
-
Arrestohet 53-vjeçari në Mallakastër, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur
26 Mars, 13:28
-
Finlanda, vendi më i lumtur në botë ofron udhëtime falas për 10 njerëz me fat
26 Mars, 13:21
-
Marrëveshja me Serbinë, Kurti takim me Nikollën në Kuvend: Të vendosur për zbatimin e Planit Evropian, duke respektuar Kushtetutën e Kosovës
26 Mars, 13:15
-
Fundjava me diell, dynden qytetarët drejt Vlorës! Ja cilat janë akset më problematike
26 Mars, 12:47
-
Veliaj: Piramida dhe Zona e Lirë Ekonomike në Kashar, mundësi të shkëlqyera për të rinjtë dhe bizneset
26 Mars, 12:47
-
Meta prezanton kandidaten e koalicionit për Përrenjasin: Rama përfaqëson parti uzurpatore, më 14 maj i japim mësimin! Rikthehet llogaridhënia
26 Mars, 12:30
-
Euro 2024/ Sonte Italia përballë modestëve të Maltës! Epoka e re e Spanjës nis me fitore, Kosova pranë mrekullisë
26 Mars, 12:27
-
Putin krahason NATO-n me Fuqitë e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore: SHBA po krijon më shumë aleanca
26 Mars, 12:26