Fushat me bar sintetik në Botëror

Fushat me bar sintetik në Botëror

Pavarësisht risive teknologjike,  për të patur një botëror  të një tjetër cilësie, krahasuar me atë të vitit 2014, FIFA ka shtrirë vëmendjen deri në  detajet më të vogla.

Ne “Rusi 2018”, për herë të parë në historinë e futbollit, shumë ndeshje do të luhen në terrene me bar sintetik. Në total, 6 nga12 stadiumet e Rusisë  do të kenë terrene me bar artificial.

Vet terreni sportive artificial, është I përbërë nga bar sintetik, një shtresë rëre dhe mes të dyjave  ka të inkorporuar një tjetër shtresë me një material special, i cili nuk lejon zhytjen e barit artificial.

Bari sintetik ka disa avantazhe- ai është rezistent ndaj motit të keq dhe nuk ka nevojë për diell.

Ndërtimi i arenave sportive sipas "standardeve të gjelbra",  jo vetëm që zvogëlon ndikimin e tyre në mjedis, por gjithashtu përcakton uljen e përdorimit të ujit dhe energjisë.

Për të luajtur futboll në barin sintetik, sipërfaqja duhet të plotësojë disa kërkesa specifike. Për të dhëne përfundimin e saktë, nëse fusha plotëson standartet e Boterorit, profesionistët studiojne fushën në 6 vende dhe në cdo vend, në tre pika të ndryshme. Kontrollohet lartesi e barit përpara portës dhe pozicioni që ai zë në lidhje me topin. Pastaj lartësia e barit në disa pika të fushës, butësia  dhe ngurtësia e sipërfaqes dhe efekti që krijon bari artificial në këmbet e lojtarit. Në fund merren nga fusha disa mostra për tju nënshtruar analizave të mëtejshme laboratorike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë