Fushata/5000 matësa uji për
Kasharin e Dajtin nga UKT-ja

Fushata/5000 matësa uji për<br />Kasharin e Dajtin nga UKT-ja
Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë ka nisur fushatën për pajisjen me matësa uji për banorët e njësive administrative në Dajt dhe Kashar, ku pritet që të vendosen 5 mijë matësa për të luftuar informalitetin.

Siç bën të ditur UKT, kjo fushatë për formalizimin e  shërbimit, vjen pas aksionit të ndërmarrë në këto njësi për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të furnizimit me ujë.

Paralelisht me vendosjen e matësave të rinj, nga UKT do të bëhet edhe kolaudimi i matësave ekzistues, pasi në rast të defekteve ata nuk lexojnë sasinë e ujit që konsumohet.

Në këtë fazë është parashikuar që të vendosen 5000 matësa të rinj, veç kolaudimit të atyre ekzistues.

Qytetarët e këtyre njësive ftohen t’i bashkohen fushatës dhe të vendosin matësat e tyre të ujit, pasi vetëm në këtë mënyrë ata do të paguajnë aq ujë sa konsumojnë.
Nga aksioni për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në këto zona, u konstatua se uji i i pijshëm shpërdorohej, duke u përdorur në aktivitete të tjera si vaditje, lavazhe etj.
Ndaj UKT fton qytetarët t’i bashkohen kësaj fushate për të vendosur matësa të rinj dhe për të lidhur kontratën e  tyre.

Me Reformën e re Territoriale, UKT tashmë ka marrë gjithë shërbimet e ish-komunave dhe po punohet intensivisht për nxjerrjen e  tyre nga informaliteti si dhe për sensibilizimin qytetar për të mos shpërdoruar ujin pa kriter.

Të gjithë banorët e njësive në Dajt dhe Kashar duhet të drejtohen në njësitë përkatëse të UKT-së për të lidhur kontratën dhe për të vendosur matësat e rinj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane

Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane