Fushata, Çuçi: Hiqini particat, të
shihni ç’mund të bëjmë ne socialistët 

Fushata, Çuçi: Hiqini particat, të<br />shihni ç’mund të bëjmë ne socialistët 
Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi zhvilloi një takim me banorë të lagjes “Kodra e Shtufit” në Gjirokastër.
 
Çuci theksoi se shumë leje legalizimi kanë mbetur peng i vendimeve të gjykatave, prandaj është imediat zbatimi i reformës në drejtësi.
 
 “Reforma në drejtësi është sot përgjigja për shumë nga problemet që ka shoqëria shqiptare, përfshi edhe problemet që keni ju në lagjen tuaj, fjala bie për legalizimet.
 
 Në 15 vite, 240 legalizime Gjirokastra, në 44 muaj, 1500 banesa janë legalizuar falë qeverisjes socialiste. Dhe ato që kanë mbetur pa u legalizuar, një problem që e keni ju në lagje, janë si rezultat i pengut të gjykatave”, u shpreh Çuçi.
 
Ai apeloi banorët që në 25 qershor t’i japin votë masive PS, për te qeverisur e vetme për t’i dhënë fund problemeve që sjellin partica që veprojnë vetëm për interesa personale.
 
“Edhe lagjet “Gërhot”, “Kodra e Shtufit” të votojnë masivisht për një qeveri vetëm socialiste me Kryeministër Edi Ramën në mënyrë që këtë fuqi transformuese të 44 muajve ta ndjeni 10 fish më shumë në 4 vitet e ardhshme.
 
Do të shini çfarë dimë të bëjmë në socialistët kur jemi vetëm dhe kur nuk kemi pengesa nga këto politikanë e partica që janë vetëm për qëllime pragmatiste të fuqizimit të tyre edhe personale, dhe jo për fuqizimin dhe prosperitetin e shoqërisë shqiptare”,-theksoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel