Fushata e arsimit profesional, Veliaj
"Bursa për studentët e bujqësisë"

Fushata e arsimit profesional, Veliaj<br />
Qeveria shqiptare do të mbështesë me bursa të gjithë studentët që do të zgjedhin degët e bujqësisë dhe blegtorisë. Gjatë një inspektimi në shkollën e mesme bujqësore “Rakip Kryeziu” në Fier, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj tha se dhënia e bursave është një mënyrë ër të promovuar këto degë.
 
“Dhënia e bursës nënkupton mbulimin e të gjitha shpenzimeve rezidenciale, ushqimin dhe fjetjen, çka do t’u lejonte shumë të rinjve nga zonat rurale, të cilët duan të arsimohen në këtë shkollë model të Qarkut të Fierit, të kenë mundësi ta bëjnë këtë pa asnjë kosto shtesë për prindërit, por përkundrazi duke marrë një bursë të plotë për ta kthyer investimin e tyre në shkollë, në ferma apo biznese që ne presim të hapen në bujqësi e blegtori”, deklaroi ministri Veliaj.

Duke qenë se nga nesër, datë 1 shtator, fillojnë regjistrimet në të gjitha shkollat profesionale të vendit, ministri Veliaj tha: “Dua t’i ftoj të rinjtë e zonës së Myzeqesë që të investojnë në këto dy fusha, të cilat nuk i kanë zhgënjyer asnjëherë të parët tanë”.

Sipas Veliaj, për 23 vjet shqiptarët i janë larguar bujqësisë dhe blegtorisë, ndonëse këto dy fusha sot janë sektorët ku investimet po rriten vazhdimisht në vendet e Bashkimit Europian.
 




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?



×

Lajmi i fundit

 Në dashuri ka ulje dhe ngritje, pak pushim nuk bën dëm...Çfarë thonë yjet për ju sot

Në dashuri ka ulje dhe ngritje, pak pushim nuk bën dëm...Çfarë thonë yjet për ju sot