Ilir Meta e çon këtë herë "fushatën e tij" në Durrës për mbrojtjen e të drejtave të sovranit (durrsakëve) duke akuzuar bashkinë se po abuzon me inceneratorët e Sharrës, ku është vendosur që qyteti i Durrësit të djegë mbeturinat.
Meta e cilëson këtë si një tjetër abuzim të qeverisë që pa transparencë po shpërdoron me miliona euro nga taksat e qytetarëve të Durrësit.
“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme”, shkruan Meta.
Durrësi duket se është kthyer në vëmendjen e politikës kohët e fundit, ku po aludohet në media se Edi Rama mund të kandidojë në atë zonë. Menjëherë pas kësaj u "caktua" nga Sali Berisha, i ftuar në një studio televizive se aty do të jetë edhe Luzlim Basha. Edhe pse kjo nuk është konfirmuar as nga Rama e as nga Basha, Meta kërkon të bëhet faktor edhe aty, duke nisur fushatën.
Duhet theksuar se para disa muajsh, qytetarët e Durrësit pas javësh vuajtje nga era e keqe dhe "pushtimi" i qytetit nga mbeturinat bashkia gjeti zgjidhjen me inceneratorin e Durrësit, ku u arrit një marrëveshje për përpunimin e mbetjeve të qytetit.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.6%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Durrës/ 2 të arrestuar pas sherrit dhe të shtënave me armë në lagjen 15! Në kërkim një tjetër
26 Dhjetor, 10:42
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor, 09:59
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit
25 Dhjetor, 15:50
-
Kremtohet Krishtlindja në Durrës, besimtarët e krishterë luten për paqe dhe mirësi
25 Dhjetor, 10:27
-
Durrës/ Kamioni përplas për vdekje 40-vjeçarin me biçikletë në rrugë, shoferi arratiset nga vendngjarja! Bllokohet mjeti, identifikohet viktima (VIDEO+FOTO)
24 Dhjetor, 17:32
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Durrësit për 2025/ Anëtari i PD-së del nga rreshti, ja çfarë parashikon
24 Dhjetor, 16:34
-
Porti i Durrësit, rinis udhëtimi i trageteve
24 Dhjetor, 13:08
-
Moti i keq në Durrës, ishte ankoruar në portin e peshkimit, fundoset peshkarexha ‘Gimi dhe Geri’
23 Dhjetor, 14:40
-
Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari e anasjelltas, në Vlorë trageti mbetet në radë! Rruga e Arbrit e pakalueshme
23 Dhjetor, 13:45
-
VIDEOLAJM/ Dy tragete përplasen në kalatën e portit të Durrësit, shkak moti i keq! S'ka të plagosur
23 Dhjetor, 13:01
Turpi Kombit hajduti Meta
Përgjigju.. foli ene ky pronari i maces me banjo personale... Kur te hedhesh leket e tua per te ndertuar nje incenerator per kete qyetet apo dhe te tjeret atehere do ti hapim veshet te degjoje idete e larta skraparlliane...deri atehere, lefjet e tuaja do te marrin aq vota sa peshqit te cilit te kapin grepin me shprese se s'do i skuqesh
Përgjigju