Në dhjetë vitet e fundit norma e obezitetit për fëmijët nga mosha dy deri në pesë vjeç ka rënë me rreth 43%. Këto të dhëna janë publikuar nga angjesia federale për shëndetin në SHBA duke rezultuar mjaft inkurajuese. Sipas studimit personat që kanë qenë mbi peshë në moshë të vogël kanë probabilietet pesë herë më të lartë se bashkëmoshatarët e tyre me peshë normale, të jenë mbipeshë edhe në moshë madhore.
Gjithashtu në rrjete sociale dhe në shkolla ofrohen formularë të cilët kanë të bëjnë me ushqyerjen sa më të shëndetshme, por edhe me hapësirat e lira që duhet të ketë midis orëve të mësimit në mënyrë që të slimulohet aktiviteti fizik. Përveç fushatës sensiblizuese janë ndërmarrë edhe masa të tjera konkrete si rritja e taksave ndaj produkteve me sheqer dhe atyre me përmbajtje të lartë yndyre dhe sidomos ëmbëlsirat. Megjithatë ka ende shumë për tu bërë përsa i përket obezitetit. Sipas studimeve rezulton se edhe moshat madhore përballen me obezitetin. Femrat mbi moshën 60 vjeç kanë një përqindje të tillë në rritje.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)