Gjatë  një inspektimi në Elbasan,ku ka nisur aksioni për prishjen e ndërtesave pranë spitaleve, ministrja e Shëndetësisë  Manastirliu foli edhe për fushatën sensibilizuese të muajit tetor e cila i dedikohet të gjitha grave që të ndërgjegjësohen në luftën kundër kancerit të gjirit.

E pyetur se çfarë do ofrojë Ministria për gratë e diagnostikuara me kancer gjiri,  Ministrja u shpreh se shumë shpejt  në të gjithë vendin do të ketë mamografë lëvizës . E të gjitha poliklinikat e qendrat spitalore do të jenë të hapura edhe pasdite për të ofruar shërbimin e mamografisë.

“Ministria në plan të parë ka për detyrë të ngrejë nivelin ndërgjegjëuse të gjitha grave. Mamografët lëvizës që janë në pronësi të ministrisë  do të jenë sipas një kalendari që shumë shpejt do ta shpallim në faqen ëeb të Ministrisë. Në të gjitha poliklinikat  dhe qendrat spitalore që kanë mamografi do të jenë të hapura edhe pasdite për të ofruar këtë shërbim” u shpreh ministrja.
 
Muaji Tetor është një muaj ndërkombëtar dedikuar kancerit të gjirit.

“Shqiptarja.com” prej disa vitesh bëhet pjesë e fushatës sensibilizuese për informimin e grave shqiptare për këtë sëmundje të rëndë që nëse zbulohet në kohë mund të mos jetë vdekjeprurëse.

Edhe këtë vit  'Shqiptarja.com" i është bashkuar fushatës sensibilizuese dhe nismës sociale duke i ftuar të gjitha vajzat dhe nënat që të gjejnë kohë për të parandaluar kancerin e gjirit dhe të mitrës.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com