Raporti për fondet e përfituara dhe shpenzimeve të kryera nga PS-ja për periudhën 23 maj-23 qershor, ka mbërritur në KQZ vetëm pak ditë më parë.
Këto të ardhura janë siguruar nga tri burime:
1) financime nga buxheti i shtetit 33.045.566 lekë;
2) fondet e vetë Partisë Socialiste 1.724.325 lekë
3) donacionet nga shtetas shqiptarë të ndryshëm për shumën totale 45.308.650 lekë.
Në raportin përfundimtar pasqyrohet edhe tabela e të gjithë donatorëve, të cilët rezultojnë të kenë respektuar kërkesën ligjore të Kodit Zgjedhor, sipas së cilës, dhurata nuk mund të jetë më shumë se 1 milion lekë të reja për çdo rast. Në të njëjtën kohë, të gjithë dhuruesit (50 të tillë) kanë nënshkruar edhe deklaratën e mospasjes konflikt interesi sipas Kodit Zgjedhor. Fondet e siguruara nga anëtarësia rezultojnë të kapin shifrën e 3.100.000 lekëve, ndërsa sponsorizime në natyrë ka pasur vetëm nga dy dhurues në shumën 1.811.480 lekëve. Nëse do t’i referoheshim raportit në fjalë, partia në pushtet rezulton të jetë borxh kryesish për reklama televizive të palikuiduara në masën e 107.105.373 lekëve.
Konkretisht, 106.409.373 lekë të reja janë reklama të palikuiduara dhe vetëm 696. 000 lekë për shërbime fonie. Ndryshe nga mediat shqiptare, PS-ja ka likuiduar në çdo qindarkë mediat e huaja (kryesisht ato greke) ku ajo ka bërë reklamë në shumën e 80.000 eurove. Shpenzimet për karburant janë 21 milionë lekë, për qira salle 23 milionë lekë, për kancelari (flet-palosje dhe shtyp-shkrime) janë harxhuar 14 milionë lekë, ndërsa 46 milionë lekë janë për shpenzime të tjera si për hapjen dhe mbylljen e fushatës, shpenzime internet, udhëzues, dieta, banera, telefon etj. Në pasqyrën përmbledhëse të shpenzimeve PS-ja ka publikuar edhe shpenzimet për konsulencë, që janë në shumën e 7.874.685 lekëve. Kjo shumë i është paguar kompanisë “Kondiment Group Gmbh” sipas kontratës së lidhur në datën 5 janar 2013. Gjithsej shuma e shpenzimeve nga ana e PS-së për zgjedhjet e 23 qershorit është 187.183.915 milionë lekë të reja ose e konvertuar në euro rreth 1.3 milion euro. Së fundmi, në raportin e auditit nënvizohet se nga verifikimet e kryera rezulton se shpenzimet e kësaj force politike nuk e kalojnë kufirin ligjor të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Gazeta Mapo publikoi sot listën e donatorëve PD
Donatorët e PS
Brunilda Gjylameti 1 000 000 lekë
Rudolf Xhillari 1 000 000 lekë
Gent Tare 1 000 000 lekë
Anëtarësia 3.100 000 lekë
Ursi Manja 1 000 000 lekë
Ibrahim Lami 1 000 000 lekë
Ilir Xhakolli 1 000 000 lekë
Ilir Beqja 1 000 000 lekë
Ervin Bushati 1 000 000 lekë
Arben Mazniku 1 000 000 lekë
Dritan Dalipi 1 000 000 lekë
Besnik Bare 200 000 lekë
Valbona Doci 1 000 000 lekë
Merita Qato 1 000 000 lekë
Keti Bazhdari 1 000 000 lekë
Koli Bele 800 000 lekë
Alket Hysini 1 000 000 lekë
Arben Skendo 1 000 000 lekë
Artur Qirici 1 000 000 lekë
Indrit Tafani 1 000 000 lekë
Oltiana Shkurti 1 000 000 lekë
Genci Luto 1 000 000 lekë
Kelvi Vako 890 000 lekë
Artan Matraku 600 000 lekë
Enkela Bomava 1 000 000 lekë
Fatbardha Sadikaj 200 000 lekë
Gent Gazheli 900 000 lekë
Florian Pullazi 400 000 lekë
Endrit Isufaj 400 000 lekë/ 1800 USD
Arben Ahmetaj 875 000 lekë
Adriano Jançe 1 000 000 lekë
Alketa Hila 9 250 USD
Genta Lubonja 9 250 USD
Juli Hoxha 9 000 USD
Bedri Buzi 9 000 USD
Florian Pullazi 5 000 USD
Mimoza Hafizi 9 000 USD
Margarita Hysi 9 000 USD
Sat Vorpsi 9 000 USD
Suzana Hakrama 7 000 USD
Dhurata Isufaj 630 USD
Vjola Sterjo 7 100 Euro
Julinda Dhamo 7 100 Euro
Alfred Sadikaj 7 100 Euro
Kristaq Tile 500 000 lekë
Gezim Kopo 300 000 lekë
Vladimir Konomi 250 000 lekë
Bledar Doraci 1 000 000 lekë
Zenada Ilnica 300 000 lekë
Fatmir Muça 250 000 lekë
Shuma 43 497 170 lekë
Karburant Sponsorizim
Frange Dorzi 984 500 lekë
Luan Struçe 826 980 lekë
Shuma 1 811 480 lekë
Grupet e shpenzimeve
Reklama spote televizive 143.365.058
Media në Greqi 11.360.568
Baner 3.600.000
Flamuj dhe aksesor nga Kina 11.852.075
Karburant 2.110.768
Qira ambientesh salla 3.370.000
Konsulenca 7.874.686
Kancelari, letër, fotokopje 583.443
Flet palosje 1.440.000
Fondi, ndriçim 1.296.000
Kërkesë-padi 264.150
Të ndryshme 1.067.168
Shuma e shpenzimeve 187.183.914
Shpenzime të papaguara
Reklama televizive 106.409.373
Shërbim fonie Prosound 696.000
Shuma e shpenzimeve të papaguara 107.105.373
Gjithsej shpenzime të paguara 80.078.542
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)