Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit lokal të datës 30 Qershor 2019, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ngritur Bordin e Monitorimit të Mediave me synim garantimin e pasqyrimit sa më të drejtë dhe të paanshëm të aktiviteve të forcave politike dhe kandidatëve të pavarur.
"Bordi i Monitorimit të Mediave ju sjell në vëmendje të gjitha mediave audiovizive se ka filluar tanimë procesin e monitorimit të transmetimeve të tyre që prej datës 31 Maj 2019.
Bordi kërkon nga mediat që në respektim të Kodit Zgjedhor të kryejnë identifikimin e blloqeve informative të lajmeve që kanë të bëjnë me aktivitetet elektorale ashtu sikurse vendosjen e minutazheve respektive.
Për çdo paqartësi, jeni të lutur të konsultoni përcaktimet e Kodit Zgjedhor në pjesën “Fushata Zgjedhore dhe Media”, ashtu sikurse vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", thuhet në njoftimin e KQZ.
Për Bordin e Monitorimit
Ylli Pata Kryetar
Maklen Misha Anëtar
Artan Cena Anëtar
Dardan Malaj Anëtar
Bledi Lumani Anëtar