Fushata, Kërtusha shkarkon 
drejtorin e PDIU në ISSH Elbasan

Fushata, Kërtusha shkarkon <br />drejtorin e PDIU në ISSH Elbasan
Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur largimin nga puna të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Elbasan, i cili sipas saj është përfshirë në fushatë gjatë orarit të punës.
 
Sipas njoftimit të ministrisë, Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Ervis Xhelos.
 
Ky shkarkim vjen me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, gjatë orarit zyrtar të punës.
 
“Masë disiplinore, largim nga puna
 
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Z. Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Elbasanit.
 
Ministrja Kërtusha i ka propozuar z. Astrit Hado, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të z. Ervis Xhelo me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Elbasan, me arsyetimin se ekzistojnë faktet që vërtetojnë se z. Xhelo ka marrë pjesë në fushatën elektorale të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet , gjatë orarit zyrtar të punës.
 
Propozimi i Ministres Kërtusha bazohet në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473 datë 1.6.2017 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë, për vitin 2017”.
 
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i kujton edhe një herë të gjithë punonjësve të administratës dhe institucioneve në varësi, që të respektojnë kuadrin ligjor në fuqi për të mos u përfshirë dhe ekspozuar publikisht në aktivitete të fushatës zgjedhore, gjatë orarit zyrtar të punës.
 
MMRS është e angazhuar që në zbatim të ligjit dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave, të monitorojë dhe marrë masa për rastet e denoncuara dhe verifikuara.
 
Nga ana tjetër kërkohet bashkëpunim dhe vendosmëri në zbatimin e ligjit edhe nga drejtuesit e institucioneve, të cilët kanë përgjegjësi direkte në lidhje me aktivitetin e punonjësve të tyre”,
thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel