Fushata merr zë edhe jashtë Shqipërisë, Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosë
Faqja e wetransfer në mbështetje të Vjosës
Prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës.
Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.
Kauza e Vjosës tashmë ka marrë zë jashtë Shqipërisë dhe së fundmi kjo kauzë është mbështetur edhe nga wetransfer rrjeti që përdoret për transferimin e materialeve të ndryshme.
Kushdo që mund të ketë dërguar dokumente përmes faqes së internetit wetransfer mund të ketë vënë re se i kanë dedikuar faqen e tyre fushatës së lumit të Vjosës. Në faqen e wetransfer bëhet thirrje që të ndihmohet që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”.
Aktori i famshëm i Hollivudit Leonardo Di Caprio ka qenë një ndër mbështetësit e kësaj kauze, nëpërmjet postimeve dhe thirrjeve në rrjetet e tij sociale për të ndërgjegjësuar qeverinë në mënyrë që Vjosa të shpallet “Park Kombëtar”. Ai ishte një nga të parët që promovoi filmin e shkurtër të prodhuar nga kompania “Patagonia” me titull “Vjosa Forever”.
Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.
Me ndërtimin e një dige, lumi shndërrohet në liqen dhe të gjithë speciet të cilat jetojnë aty vdesin. Lumi Vjosa, speciet e tij dhe gjallesat që varen prej tij janë në rrezik dëmtimi të përhershëm nga digat.

Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
43.1%
-
Të gabuar
50%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 160
Lajme të tjera
-
Vjosa Park Kombëtar, reagon Leonardo DiCaprio: Historike, lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë! Pasuri për brezat e ardhshëm
16 Mars, 07:29
-
Vjosa, parku i parë kombëtar i një lumi të egër në Evropë, The Guardian: Moment historik
15 Mars, 19:09
-
Merr fund debati, qeveria shpall Vjosën Park Kombëtar! Ndalohet çdo veprimtari ekonomike që cenon lumin e fundit të egër në Europë
13 Mars, 13:50
-
Vjosa, Park Kombëtar, zhvillohet dëgjesë publike në Gjirokastër! Koordinatorja: Qeveria vendos në shkurt 2023
30 Nëntor 2022, 16:57
-
Mero Baze: Gjithë gjërat e turbullta rreth Vjosës si Park Kombëtar
13 Qershor 2022, 20:32
-
Fshati pa urë në Memaliaj, 200 banorët rrezikojnë çdo ditë jetën: Fati ynë 'varet' në kavo
5 Mars 2022, 13:47
-
Leondardo di Caprio tashmë ‘figurë’ e mbrojtjes së Vjosës: Të behet Park Kombëtar! Do të gjeneronte 1.5 milionë vizitorë në vit dhe 20 milionë euro të ardhura
18 Nëntor 2021, 12:34
-
Corriere della Sera: 15 vende ku mund të bëni rafting në Europë, mes tyre edhe Vjosa
11 Korrik 2021, 07:51
-
Mrekulli e natyrës! Shishtaveci peng i investimeve, vera gjallëron fshatin, gjelbërimi tërheq vizitorë
9 Qershor 2021, 20:24
-
Soreca: BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, të dëgjohet zëri i ekspertëve
26 Maj 2021, 09:46
-
Aktori Leaonardo DiCaprio bën sërish thirrje që Lumi Vjosa të shpallet Park Kombëtar
7 Maj 2021, 12:18
-
Leonardo Di Caprio bën thirrje për mbrojtjen e lumit Vjosa, aktorit i përgjigjen Basha, Meta dhe Kryemadhi
30 Mars 2021, 19:06