Fushata, Ministri i PD shkarkon
e kallëzon 2 drejtorë burgjesh
Ministri i Drejtësisë z. Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht
TIRANE-Vazhdojnë shkarkimet për shkak të pjesëmarrjes në fushatë elektorale.
Ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Berat, Arif Dervishi, si dhe Drejtorin e IEVP Kavajë, Durim Perja, me motivacionin e përdorimit të veprimtarisë së institucionit për qëllime politike, pjesëmarrjes së paligjshme në fushatë zgjedhore dhe keqmenaxhimit të institucionit. Përveç kësaj mase, ish-Drejtori i Beratit dhe Kavajës do të kallezohen edhe penalisht për vepren penale të parashikuar në nenin 328/a të Kodit Penal.
Ministri i Drejtësisë z. Bardhi gjen rastit të paralajmërojë çdo zyrtarë që të mos përdorë funksionin publik për qëllime politike, sepse do të përballet me pasojat e këtij veprimi të paligjshëm, jo vetëm administrativisht, por edhe penalisht.
“Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo veprimtari politik në kundërshtim me ligjin të punonjësve së administratës shtetërore në varësi të Ministrisë së Drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu, Bardhi ka pranuar po sot dorëheqjen nga detyra të Drejtorit të IEVP Elbasan z. Renato Minoli.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3672
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Minsistri Sveçla: Janë mbyllur institucione paralele serbe në 10 komuna
15 Janar, 10:08
-
Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK! Report Tv zbulon kallëzimin e bërë ndaj tij për korrupsion, fshehje pasurie dhe shkelje barazie në tendera
15 Janar, 10:07
-
Abu Dhabi/ Samiti i Javës së Qëndrueshme, Rama: Nënshkruajmë marrëveshjen për kabllot nënujorë me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara! Synojmë të bëhemi lojtarë kyç në rajon
15 Janar, 09:55
-
Meloni flet për marrëveshjen energjetike me Shqipërinë dhe Emiratet Arabe: Jam krenare
15 Janar, 09:52
-
Masakra e Lushnjes, Laert Haxhiu bën rekurs dënimin 'burg përjetë', prej 3 javësh në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë
15 Janar, 09:45
-
Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim
15 Janar, 09:42
-
Takimi i parë në Bruksel i Komisionit të përbashkët Kosovë-Serbi për të pagjeturit
15 Janar, 09:40
-
'I kam kaluar të gjitha nga plumbat 3 gisht mbi kokë deri te drejtimi i vendit', Braçe: E kam nisur si socialist i zakonshëm në 1992 dhe kështu do e mbyll
15 Janar, 09:36
-
Policia e Kosovës hyn në institucionet serbe në Graçanicë
15 Janar, 09:33
-
VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj
15 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Juventusi s'di të fitojë, vetëm 1-1 kundër Atalantës! Gjimshiti luan 90 minuta
15 Janar, 09:26
-
VIDEO/ Milani merr tri pikë në udhëtim, përmbys 1-2 Comon
15 Janar, 09:25