Kandidatja e Partisë Socialiste për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka vijuar sot takimet me qytetarët në kryeqytet, pjesë e fushatës për zgjedhjet e pjesshme lokale.
Gjatë takimeve, Manastirliu është takuar me qytetarë të ndryshëm, duke dëgjuar nga afër edhe shqetësimet dhe nevojat që ata mund të kenë.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga takimet e Manastirliut më qytetarët.
"Ogerta për Tiranën', shkruan Rama.
Edhe pse dekreti i Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme lokale për Tiranën u pezullua nga Gjykata Kushtetuese, pas ankimit të Erion Veliajt për shkarkimin nga detyra e kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama tha se fushata do të vijojë.
Komente











