Fushata, sulmohet me gurë zyra
e Vetëvendosjes në Pejë

Fushata, sulmohet me gurë zyra<br />e Vetëvendosjes në Pejë
Në qyetetin e Pejës gjatë ditës së sotme janë sulmuar zyrat e partisë Lëvizja Vetëvendosjes.

Xhamat e zyrës janë sulmuar me gurë, ndërsa policia e Pejës ka evidentuar  gurët e mëdhenj në ambientet e brendshme.
Punonjësi në momentin e sulmit ishin duke punuar në ambientet e zyrës.
 
Denoncimi i sulmit të zyrave është bërë nga vetë punonjësit  me anë të një njoftimni në rrjetet sociale.

Lëvizja Vetëvendosje u bën thirrje organeve të rendit  që të zbardhin sa më shpejt këtë rast të paprecedent.

Në njoftimin e shpërndarë  thuhet se “Jemi në fushatë zgjedhore dhe sulmet e tilla tregojnë për frikë të kundërshtarëve. Zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër Kosovë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve Nuk ka sulm që do të mund ta ndalin vullnetin popullor për ndryshim dhe ta frikësojnë Lëvizjen Vetëvendosje”, përfundon Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me sulmin e zyrave në Pejë.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre