Fushata, Taulant Balla: Në Elbasan
do të hapim 20 mijë vende pune 

Fushata, Taulant Balla: Në Elbasan<br />do të hapim 20 mijë vende pune 
Kryesuesi i listës së PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla falenderoi botën e sipërmarrjes së Elbasanit, shumica e të cilëve ishin të ftuar në një takim, ku ishte i pranishëm edhe Rama.
 
 “Në katër vitet e ardhshme, pasi shëruam një prej plagëve më të mëdha të Elbasanit sikurse ishte ndotja e mjedisit nga tymi i plehrave, në 4 vjeçarin e ardhshëm, me të njëjtën energji dhe vendosmëri sikurse punuam për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, në Elbasan duhet të punojmë për punësimin."
 
Më tej, Balla tha se: “Ne filluam këtë pjesë të parë të punës tonë duke krijuar kushtet për sipërmarrjen, që ajo të krijojë sa më shumë mundësi punësimi.
 
Shumë sipërmarrës më ankoheshin se me këtë sistem drejtësie që kemi, ne nuk kemi siguri juridike për të investuar më shumë e për të krijuar më shumë vende pune."
 
Duke u ndalur tek taksat e biznesit, deputeti Balla tha: “Të dashur sipërmarrës të Elbasanit, ju duhet të keni të gjitha garancitë që sistemi i taksave në Shqipëri tashmë ka realizuar konkurrencë të barabartë për të gjithë.
 
 Iku koha kur bizneset e PD nuk paguanin taksa dhe bizneset e PS duhet të paguanin dyfish, edhe për ata që nuk paguanin bizneset e PD.
 
 Nuk ka më flamur mes bizneseve, sepse kudo tashmë ka vetëm një flamur, ai është flamuri kuq e zi, por është dhe angazhimi ynë për t'i qëndruar në mbështetje çdo biznesi”, theksoi Balla.
 
Duke folur për plagën e papunësisë, Balla tha: “Ne jemi angazhuar që në 4 vitet e ardhshme, në të gjithë Shqipërinë, të luftojmë për 220.000 vende të reja pune; por unë dua t'ju them se në gjithë qarkun Elbasan ne duhet të luftojmë për 20. 000 vende të reja pune, të cilat do të na shërojnë këtë plagë të rëndë.
 
Shumë djem dhe vajza po kthehen nga emigracioni, të cilët duan që të gjejnë një mundësi punësimi. Dua t'ju them se me kushtet e reja që ne do të krijojmë, me taksimin e ndershëm sigurisht do të ketë më shumë vende pune për të gjithë”, tha Balla.
 
Në përfundim të fjalës së tij, Balla u shpreh se ka ardhur koha që të heqim dorë nga shpërdorimi i besimit të votës tek disa parti që nuk kanë agjë të përbashkët me hallet e Elbasanit, por kanë hallin e tyre për ta zgjidhur me votën e një pjesë të popullit më 25 Qershor.
 
“Asnjë votë atyre që nuk kanë asnjë lidhje me hallet e popullit të Elbasanit dhe nuk kanë asnjë angazhim për t’i dhënë Elbasanit punë, sepse ata kërkojnë punë për vete, jo për ju. Sa për Lulin, ne në Elbasan e kemi provuar njëherë.
 
Na erdhi në 2009, e pritëm siç i ka hije Elbasanit, i dha Elbasani shumë mbështetje dhe ai e shpërdoroi siç ka bërë kudo. Nuk kemi kohë për të humbur me Lulin dhe partitë e vogla, ne jemi në kohën e duhur për të zgjedhur drejtimin e duhur, me drejtimin që i dha Elbasanit vlerësimin që i kishte munguar për plot 25 vjet. Plot 62 mln euro janë  investuar nga Edi Rama me Qazim Sejdinin në Elbasan”, përfundoi Balla.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione