Fushatë kundër plastikës/ Klosi: Deri në fund të 2020-s reduktim 100% të qeseve

Fushatë kundër plastikës/ Klosi: Deri në fund të 2020-s reduktim 100% të qeseve

Nga korriku 2018, me hyrjen në fuqi të VKM-së për “Qeset Plastike”, prodhimi i qeseve plastike është reduktuar në masën 50%. Por, megjithëse shifrat flasin për arritje pozitive, ministri Klosi thotë se në terren situata vijon të jetë problematike sa i takon mënyrës sesi ne e trajtojmë mjedisin në disa aspekte. Ndaj, kudo në Shqipëria ka nisur fushata “Vari torbën qeses”, e cila do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe ku do të jenë të përfshirë jo vetëm përfaqësues të strukturave të mjedisit, por edhe ekspertë mjedisorë, të rinjtë e Smile Albania dhe qytetarë, në angazhimin madhor për ta reduktuar në masën 100% prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike, brenda 2020-s.

“Një nga problematikat e madhe që ka sot Shqipëria është edukimi mjedisor! Përpiqemi shumë që të dëshmojmë që Shqipëria është një vend i përgatitur për të pritur miliona pushues të huaj, por kur shohim se çfarë ndodh në realitet në terren kuptojmë që kemi problematika të mëdha sa i takon mënyrës sesi e trajtojmë mjedisin. Nëse duam që turisti që vjen në shqipëri të rikthehet, nëse duam të prodhojmë ekonomi dhe të zhvillojmë turizmin gjithëvjetor, duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për mjedisin”, tha ministri Klosi, i cili pranon se nuk është e lehtë për të ndryshuar një mentalitet të tërë, por që mund të arrihet nëse përpjeket e qeverisë do të mbështeten edhe nga autoritetet lokale, të përfshira në këtë process. “Vitin e kaluar në kuadër të fushatës clean and green 2020 ministria e mjedisit ka hartuar një strategji të re për trajtimin e mbetjeve urbane.

Kemi evidentuar venddepozitimet ilegale që duhen mbyllur. Kemi krijuar të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore dhe do të kërkojmë nga ky shtator që së bashku me kryetarët e bashkive të zgjidhim problematikën e licencimit të vendeve ku do të depozitohen mbetjet në shqipëri. Ka ardhur koha të kuptojmë që për mjedisin duhe ttë sakrifikojmë më shumë dhe që gjithë shoqëria duhet të japë një kontribut më të madh për të eliminuar përdorimin e qeseve plastike deri në zëvendësimin e tyre me trasta. Ky është objektivi ynë madhor, që në kuadër të projektit tonë Cleanandgreen2020 në fund të vitit 2020, Shqipëria të shënojë një rekord të ri në rajon sa i takon mbrojtjes së mjedisit”, u shpreh ministri Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jani: 05/09/2019 00:06

    TE SHTOHEN QENDRAT E MBLEDHJES TE plastikes,,letres,qelqit,,dhe te ndertohen inceneratore ne vlore,,sarande,shkoder,,korce,,kukes,ose peshkopi,berat,,,durres,,vetem keshtu do reduktojme mbeturinat,,,mos u trembni nga inceneratoret,,amerika me to punon,,..

    Përgjigju
    • Ambientalisti: 05/09/2019 22:35

      Merri ne amerike meqe me ato punoka.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin

Mat/ 40 vjeçari përplas me makinë për vdekje të moshuarin