Fushatë me 'oligarkët': Basha s’i përmend më, Rama thotë se iu 'mori frymën', LSI i kërcënon me burg

Fushatë me 'oligarkët': Basha s’i përmend më, Rama thotë se iu 'mori frymën', LSI i kërcënon me burg

Biznesmenët e mëdhenj, apo ata që rëndom prej disa vitesh tanimë quhen “oligarkë”, duket se do të jenë pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale.

Dhe jo vetëm duke e financuar atë: Ata janë kthyer në objekt propagandues nga partitë, në këtë fillim fushate.

Edi Rama, që është akuzuar se gjatë qeverisjes së tij i ka favorizuar ata, duke iu dhënë tendera e PPP pa fund, thotë se në fakt ai i ka “mbytur” me taksa ata.

“”Oligarkët” kanë paguar 3 herë më shumë taksa në 5 vjet, se sa në të gjitha vitet e qeverisjes së atyre që shpifin e shpifin që diçka të mbetet, ju uroj një ditë të mbarë.

Termi “oligark” në Shqipëri s’ka asnjë lidhje, sepse në Shqipëri nuk ka asnjë lloj oligarkie dhe këmbë oligarku, kështu që kush e përdor ose manipulon publikon, ose thjesht e përdor siç përdorej dikur fjala “kulak”, por pa lidhje”, shkruan Rama.

E vërteta është pak më ndryshe në fakt, pasi Rama ka qenë shumë “miqësor” me këta “kulakët”, siç thotë ai, që prej ardhjes në pushtet.

Madje, ata iu afruan që kur e kuptuan se po vinte në pushtet, dhe dera e Ramës ka qenë gjithmonë “hapur” për ta.

Lulzim Basha ndërkohë, duket se i ka “harruar” dhe vetë personalisht nuk është duke u marrë më me “oligarkët”, duke ua lënë këtë detyre mediave dhe njerëzve pranë tij, që i “ngacmojnë” herë pas here.

Nja dy vite më parë, ai nisi një fushatë agresive ndaj tyre, me deklarata pothuajse të përditshme.

Në atë kohe u përfol, se në fakt kjo ishte një fushatë gjobëvënie.

Dhe në fakt, duket se kështu ka qenë, pasi Lulzim Basha u bë me katër vila, dy në Tiranë e dy në bregdet, në Hamallaj.

Bizneset e kunatit të vet ndërkohë, kanë lulëzuar.

Efekti i sulmeve e dha efektin.

Në fund është edhe LSI.

Kjo e fundit, duket se është më e pakënaqura nga “oligarkët” dhe ka nisur të bëjë thirrje për arrestimin dhe ndëshkimin e tyre, sapo opozita të vijë në pushtet.

Nuk dihet nga ku buron ky agresivitet i LSI me “oligarkët”, pasi në fakt, kjo parti ka funksionuar gjithmonë me financimet e biznesmenëve.

Ndoshta ka mbetur pa fonde për fushatën dhe është duke iu çuar mesazh atyre, se është momenti të shpenzojnë./TemA

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hahah: 01/10/2020 13:28

    hgaagaghahah na knaqet. rama u mori frymen oligarkeve hahahaha prandaj po fitojne miliona e muluiona euro, se ua mori fryemn rama

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare