Numri i madh i aksidenteve rrugore, ka detyruar Policinë e Qarkullimit të nisë një fushatë sensibilizuese për përgjegjshmëri më të lartë të drejtimit të automjeteve.

 Të përqendruar fillimisht në pikën kufitare më të madhe në vend, atë të portit të Durrësit, efektivë të policisë ndanë fletëpalosje dhe dhane mesazhe sensibilizuese për përdoruesit e rrugës në funksion të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe  parandalimit të  aksidenteve rrugore.

I pranishëm në fushatën e ndërmarre ishte edhe  drejtori i përgjithshëm i policisë se qarkullimit Ardi Veliu.

Ai tha se paralelisht me sensibilizimin  po zbatohen edhe masat zbatuese në drejtim të ndëshkimit të shkelësve të kodit rrugor.

Krahas portit te Durrësit fushata është përqendruar edhe ne akset kryesore te qytetit bregdetar, aty ku lëvizja e automjete mbetet më e larte. 

1

2

3

4

5

6

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)