Fushë Arrëz, përkujtohet 108-vjetori i qeverisë Kimzës, historiani: I shtroi rrugën 1912-tës

Në qytetin e Fushë Arrëzit është përkujtuar 108 vjetori i qeverisë së Kimzës, që i parapriu shpalljes së pavarësisë. Qeveria që kryesohej nga arbëreshi Terenco Toçi, mblodhi rreth 4000 mijë luftëtarë që nisën ofensivën kundër pushtuesit e turk dhe valën e kryengritjeve në verilindje të vendit që u finalizuan me ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Në përkujtim të kësaj ngjarje historike në qytetin e Fushë-Arrëzit u inaugurua memoriali në nder të atyre që kontribuuan për ngritjen e flamurit dhe mëvetësinë e vendit. Aktiviteti u kthye ne një feste për qytezën e vogël, ku nuk munguan këngët e vallet tradicionale të trevës veriut. Të ftuar në këtë aktivitet ishin historianë dhe intelektualë nga Shqipëria dhe Kosova,të cilët u ndalën tek nevoja që të rinjtë të njihen me të shkuarën plot sakrifica të paraardhësve të tyre.

 “Jam i nderuar që jam sot këtu për të përkujtuar qeverinë e parë shqiptare që i shtroi rrugën qeverisë së Vlorës më 1912. Banorët e këtyre trevave për shekuj me radhë kanë luftuar kundër pushtuesit e osman dhe fale betejave të tyre të të paepura kombi ynë sot është i pavarur” tha historiani Beqir Meta. Mes të ftuarve në aktivitet ishte edhe nipi i arbëreshit Terenco Toçi, i cili kryesoi qeverinë e Kimzës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cndjdjdk: 20/05/2019 19:02

    Ne titull "Arrës", në përmbajtje "Arrëz". Jam kurioz sa klase shkolle keni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën

Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën