FUSHE-KRUJE - Qyteti i Fushë-Krujës ka mbi 30 orë që po vuan mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm.

Shkak për këtë anomali është bërë një defekt në nënstacioni elektrik që furnizon me energji pompat e ujit të ujësjellësit të qytetit si dhe pompat që dergojnë ujë në Durrësë, duke bërë që edhe kjo bashki të jetë në rrezik për furnizimin.

 

Nënstacioni është në varësi të vetë ujësjellësit dhe drejtoria e OSHEE-së së Krujës nuk ka tagër të kryejë punime në të, ndaj për rrjedhojë po punon një grup i posaçëm. 

Nuk dihet ende se kur do të bëhet sërish i mundur furnizimi me ujë.

s.k/Shqiptarja.com