FUSHE-KRUJE – Një person ka humbur jetën gjatë orëve të mbrëmjes së sotme si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Aksidenti është shënuar në aksin rrugor Tiranë-Krujë, në fshatin Arrameras.
Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur Edmond Plepi nga fshati Arrameras i cili po kalonte rrugën.
Kujtim Vranja, i cili ka aksidentuar për vdekje Plepin është shoqëruar në polici. Ai drejtonte një furgon me targë AA 844 BC.
Mësohet se Plepi është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet dhe pritet të zbardhë shkaqet reale të aksidentit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com