FUSHE KRUJE- Një aksident me vdekje ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Milot në vendin e quajtur kryqëzimi i Gramzës. Një 32 vjeçar që po udhëtonte me motor është përplasur nga një furgon me targa Kruje 6835 A.

Korrespondenti ynë në Fushë Krujë informon se policia identifikoi viktimën. Ai është Gasper Doda 32 vjeç, lindur në Mirditë dhe me banim në Durrës. I riu dhe furgoni që drejtohej nga Mersin Leka po udhëtonin në të njëjtin drejtim në aksin Fushë Krujë- Milot, kur furgoni që udhëtonte m shpejtësi e ka marrë zvarrë për nja 20 metra. I riu ka gjetur vdekjen menjëherë ndërsa shoferi i furgonit është shoqërar në polici.

(sg/shqiptarja.com)