FUSHË-KRUJË- Teksa pak pak ditësh pritet të fillojë viti i ri shkollor në Fushë-Krujë mbingarkesa në klasa në gjimnazet e qytetit do jetë sërish një dhimbje koke për nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e arsimit.
Për të shmangur këtë problem u ndërtua një gjimnaz i ri në zonën periferike të qytetit. Ndërtesa e re ka vetëm 20 klasa, çka do thotë se mësimi do vijojë të zhvillohet me dy turne dhe në këtë shkollë, ndërsa i mungojnë ambjentet sportive dhe oborri për nxënësit.
Qytetarët e Fushë – Krujës pohojnë se gjimnazi është ndërtuar shumë larg qytetit dhe nuk plotëson as kushtet minimale të sigurisë që duhet të jenë prioritet në një qytet si Fushë-Kruja.
Ndërkohë gjimnazi i vjetër ka nevojë emergjentë për restaurim pasi prej vitësh nuk është vënë dorë në të nga pushteti vendor.
Redaksia online
(s,m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO