Dy vëllezër të cilët kanë dalë në tregun e Fushkrujës për të shitur misrin e tyre janë plagosur me armë zjarri, nga persona të maskuar të cilët kanë pasur për qëllim grabitjen e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, në vendin e quajtur Tapizë, kur dy vëllezërit Hasan Ferhati 41-vjeç dhe Korab Ferhati 28-vjeç kanë zbritur nga automjeti i tyre tip Benz me targa Tr 63 35 P.
Sipas policisë ata janë dërguar në spitalin e Traumës, pasi gjendja e tyre shëndetësore ëhstë e rëndë.
Policia ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë grabitje, dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com