FUSHE KRUJE - Lumi Zezë në Fushë-Krujë është plotësisht i ndotur dhe shkakton probleme të shumta te banorët e zonës. Mbeturinat e hedhura në këtë lum janë të shumëllojshme duke nisur nga ato inerte, urbane e deri tek kafshët e ngordhura.
Një tjetër problem është edhe shkarkimi i të gjitha ujërave të zeza të kësaj zone gjë e cila krijon një situatë alarmante në këtë lum. Era e keqe si dhe mikrobet e shumta e kanë bërë thuajse të pamundur jetën e personave që jetojnë pranë këtij lumi. Frika më e madhe e tyre është përhapja e epidemive.
E vetmja periudhë që lumi Zezë në Fushë-Krujë pastrohet pak është gjatë shirave të dendur, të cilët zhvendosin mbeturinat nga lumi për në det, por kjo situatë përkeqësohet edhe më shumë pasi zhvendosja e ndotjes në det shkakton probleme në zonën e grykëderdhjes së lumit Zezë në detin Adriatik.
Megjithëse banorët janë ankuar me qindra herë në bashkinë e Fushë Krujës ky problem ka rënë në vesh të shurdhët.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com