FUSHE KRUJE-  Një ish efektiv i policisë së shtetit rezulton të jetë zhdukur që prej ditës së dielë. Familjarët e 49 vjeçarit Anton Prendi nga Fushë Kruja kanë bërë një denoncim në të cilin sqarojnë se ai ka dalë nga shtëpia të dielën pas orës 6 të mëngjesit dhe duhet të shkonte në punë në fabrikën e tullave në qytet.

Kur kanë parë se Prendi nuk është kthyer në shtëpi në mbrëmje si zakonisht, ata janë drejtuar tek fabrika por kanë mësuar se ai nuk ishte paraqitur atë ditë në punë.

Familjarët pretendojnë se Prendi nuk ka pasur asnjë konflikt të kohëve të fundit ndërsa kërkojnë ndihmën e policisë për gjetjen e tij.

Pista kryesore ku është përqendruar policia për gjetjen e të zhdukurit është profesioni i tij i mëparshëm si efektiv i policisë së shtetit dhe gardist pranë burgut Fushë- Krujës.
(eb/shqiptarja.com)