Rreth 1200 nxënësit e shkollës 9 vjeçare Adem Gjeli në Fushë-Krujë janë përfshirë nga paniku paraditen e kësaj të hëne. Për shkak një ere të rëndë në ambientet e shkollës, ata kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Fëmijët dhe stafi kanë shfaqur probleme në rrugët e frymëmarrjes, por fatmirësisht nuk ka pasur pasoja të rënda. Pasi janë rifutur në ambientet e shkollës, pas pushimit të gjatë fëmijët kanë filluar të shfaqin probleme shëndetësore.
Në ambientet e shkollës mbërritën menjëherë forca ta shumta policie dhe zjarrëfikse, të cilat larguan fëmijët nga ambienti i shkollës dhe nisën punën për përcaktimin e shkaqeve.

(Shkolla 9-vjeçare “Adem Gjeli” në Fushë-Krujë)
Drejtoresha e kësaj shkolle shprehet për Report Tv se problemet u konstatuan pas përfundimit të pushimit të gjatë.
Në ambientet e shkollës mbërritën edhe specialistët e Drejtorisë së Shëndetit, të cilët kanë monitoruar situatën dhe kanë nisur punën për përcaktimin e llojit të gazit.
Bashkim Xhafa shprehet se fëmijët kanë shfaqur probleme kryesisht në rrugët e frymëmarrjes si dhe dhimbje koke.
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO