TIRANE - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë - Fushë-Krujë në fshatin Tapizë.

Një makinë ka përplasur 65 vjeçarin Riza Skana si pasojë ky i fundit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja, por policia ka arritur të bëjë identifikimin dhe është vënë në ndjekje të tij. Trupi i 65 vjeçarit Skana ndodhet në morgun e qytetit të Fushë-Krujës.

(sg/shqiptarja.com)