Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me familjet e prekura nga përmbytjet në Fushë Krujë, ka premtuar dëmshpërblim para vitit të ri.
Kreu i qeverisë theksoi se paratë e dëmshpërblimit do t'i marrin edhe familjet e përmbytura vite më parë, por që prej vitesh janë lënë në harresë nga qeveritë e kaluara.
"Ka nga ata që përmbytjet iu shkaktuan 100 mijë lekë dëme e nga ata me 5-6 milionë lekë të vjetra. Para mbylljes së vitit do t'i dëmshpërblejmë një për një. S'do dëmshpërblejmë vetëm ju që jeni përmbytur pak kohë më parë por edhe të tjerët që i kishin humbur shpresat se do t'i merrnin paratë pasi janë përmbytur kohë më parë. Ne nuk harrojmë asnjëherë detyrimet tona. Ka nga ata që janë këtu dhe s'e kanë besuar se do t'i merrnin shpërblimet. Është shumë e vështirë për disa që e vërteta më e prekshme të mos iu duket rrenë. Të gjitha dëmshpërblimet për familjet e regjistruara, për dëmet e regjistruara, këtu në këtë zonë dhe në të gjithë Shqipërinë, do të jepen deri në qindarkën e fundit", u shpreh Rama.
Nga ky takim me banorët e Fushë Krujës, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë çeqet për secilën familje të përmbytur, ndërsa paratë e dëmshpërblimit do t'i tërheqin pranë bankave.
Rama akuzon Berishën
Gjatë takimit me banorë të përmbytur të Fushë Krujës, kryeministri Edi Rama ka sulmuar paraardhësin e tij, Sali Berisha. Rama u tha banorëve se atë çfarë Sali Berisha i bëri Krujës nuk ia bëri asnjë sulltan.
“Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori, siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën. Malet i gjetën dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë jo vetëm të Shqipërisë, në 20 e kusur vitesh u kthye në një platformë guroresh dhe çimentoje. Shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Thumanën me Krujën, ndërkohë që do të investojmë në zonën historike dhe poshtë këtu në Fushë Krujë”, tha Rama.
Rama shpërndan çeqet për familjet e përmbytura
Edi Rama: Këto janë çeqet. Shkoni t'i merreni në bankë, jo te llogaritari i komunës. S'ka më te llogaritari i komunës që ju thoshte ejani t'i merrni nesër, pasnesër etj.
Qytetari: Jemi përmbytur 5 herë dhe asnjëherë s'kemi marrë, vetëm në letra. Falenderojmë Artur Bushin. Në fshatin Derven kemi qenë gati të gjithë të përmbytur dhe i jemi shumë mirënjohës qeverisë.
Edi Rama: Kur kemi ardhur në qeveri, në qendrën e emergjencave, më vend të groshëve, sheqerit e vajit tëullirit, asnjë kokërr groshë nuk kishim lenë. Gjetëm vetëm 30 kg sheqer. Të mos flas për orizin, se ata jënë të fortë në pilaf, e kishin fshirë të gjithin. Dhe tani na kërkojnë llogari, po kjo, po kjo...Po këta ku ishin, këta? Ishin zhuytuir në groshë dhe pilaf e thoshin Shqipëria po ndryshon.
Qytetari: Jam përmbytur 4-5 herë gjatë këtyre viteve dhe askush s'ka ardhur të më shohë dhe të më vlerësojë. Këtë herë, kur iu thash fqinjëve eja të shkojmë ta vlerësojmë, më thanë mos shko se s'të japin gjë.
Edi Rama: Tani do të vijnë të gjithë.
Edi Rama: Rrofshin gratë, se të ishte për burrat, do na kishte mbetur Saliu në kalë. Flet nga aty flet, por eja dhe fol këtu njëherë. Ne kur jemi në pazar jemi të fortë, por kur shkojmë të shtepia...e di vetë ti.
Fjala e plotë Kryeministrit Edi Rama
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Fjala e plotë Kryeministrit Edi Rama Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com