Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Punës, Olta Xhaçka, ka vizituar shtëpinë e Lutfi Kelmendit, në Fushë Krujë i dënuar me 13 vjet heqje lirie në vitin 1984, kur ishte vetëm 25 vjeç.

Sot Kelmendi ka përfituar dëmshpërblimin e plotë nga shteti për vitet e vuajtjes në burgun e diktaturës.

Rama tha se ky është një zotim i mbajtur për të gjithë të burgosurit politikë që janë ende gjallë. 

Ndërkohë, ministrja Xhaçka theksoi se në qershor do të ndahet edhe kësti i tetë për ish të dënuarit nga regjimi komunist.