FUSHE KRUJE – Një aksident i rëndë ndodhi rreth orës 02:45 në aksin rrugorë Fushë-Krujë-Vorë me pasojë vdekjen e një personi. Një autobot që transportonte naftë bruto me targa të Kosovës, 01486 BO është rrëzuar në vendin e quajtur Ura e Gjolës.
Si pasojë e rrëzimit drejtuesi i mjetit Spiro Kumaraku, 64 vjeç nga Ura Vajgurore mësohet se humbi jetën. Policia, autoambulanca dhe zjarrëfiksja mbërritën menjëherë në vendngjarje për t'i dhënë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit, por ishte shumë vonë.
Përplasja ka qenë e fuqishme me bordurën, sa kabina e makinës ka dalë nga ura ndërsa botet me naftë janë rrëzuar duke bllokuar tërësisht rrugën.
Shkak i aksidentit mësohet se ka qënë përplasja e autobotit me një bordurë të rrugës duke sjellë për pasojë edhe humbjen e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Si pasojë e aksidentit trafiku në aksin rrugorë Fushë-Krujë – Vorë u bllokua për afro një orë, ndërsa nafta që ndodhej në çisternë është derdhur e gjitha.
(db.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com