KRUJË – Fushë-Kruja vijon të mbetet kryeqendër e shpërthimeve me lëndë plasëse, ndërsa identiteti i tritolvënësve vijon të mbetet mister për blutë e Krujës dhe Prokurorinë.

Vetëm pak orë sulmit më lëndë plasëse të llojit tritol karshi zyrave të OSHEE-së që ndodhen në qendër të qytetit, një mobileri është bërë shënjestra e radhës e tritolvënëseve krutanë.

Rreth orës 12:00 pas mesnate një dyqan mobiljesh në Tapizë të Fushë-Krujës është bërë objekt i një sulmi më lëndë plasëse, që i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht jo në njerëz.

A1 Report sjell pamjet e mobilerisë që ra pre e atentatit të radhës të tritolvënësve, ndërsa për autorët ende nuk ka asnjë të dhënë, siç ka ndodhur rëndom gjatë këtyre ngjarjeve.

Pronari i mobilerisë, Bashkim Bami, vetëm rreth orës 06:00 të mëngjesit të sotëm është njoftuar për ngjarjen, ndërsa ka njoftuar edhe policinë, e cila sipas tij mbërriti vetëm një orë e gjysëm më vonesë.

Bami ndryshe nga të tjerët pranon të rrëfehet para kamerave ku sqaron se nuk ka asnjë konflikt dhe se ky shpërthim mund të ketë ardhur për shkak të konkurencës në biznes.

"Konflikt me njeri nuk kam pasur, edhe asnjeri për borxh nuk ja kam dhe kush do le ta vëje edhe te shtëpia edhe të na vrasë dhe çfarë të bëjë. Unë e kam marrë vesh në oren 6:15, nuk e di se në cfarë ore e kanë vendos por sipas tjerëve ka qënë në oren 11-12. Une në oren 6 kam njoftuar policinë dhe policia erdhi në oren 7 e gjysëm." shprehet Bami

Ndërkohe policia e Krujës vijon hetimet intensive për zbulimin e personave porositës dhe zbatues të atentateve me tritol që për banorët e Fushë-Krujës prej kohësh janë kthyer në një makth

tritol
tritol
tritol

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)