Me dhjetëra shpendë kanë ngordhur në fshatin Halil të Fushë-Krujë, i cili është tashmë në karantinë për shkak se është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Banorët thonë se veterineret janë duke marrë kampione të shpendëve në këtë fshat, ndërsa janë udhëzuar të mos tregtojnë pula, zogj dhe as vezë.
"Është bërë një organizim, u bënë 3 ditë që paraqitet grupi i punës me marrjen e analizave të gjakut të pulave, akoma nuk ka dalë përfundimi se si do të veprohet me këto shpendë. Megjithatë grupi i punës është në terren. Fshati është në karantinë dhe nën masa disiplinore dhe nën kontrollin e veterinerëve”, tha Flamur Halili, kryeplaku i fshatit Halil.
Sipas tyre shpendët e ngordhur në disa ferma janë groposur nga ekipet e drejtorisë së bujqësisë që ndodhen në terren.
'Ka pasur ngordhje dhe janë gropos i morën ata veterineret.'- tha një banor.
Nuk dihet origjina e sëmundjes por duhet thënë se në zonën e Fushë-Krujës operojnë disa komplekse pularie dhe zogjtë e vegjël që vijnë nga importi trajtohen me regjime të brendshme më pas tregtohen për rritje tek fermerët.
Vetëm 10 kilometra larg këtij fshati është ndërtuar një qendër karantine për kafshët e shpendët që ka kushtuar 1 milione euro por nuk është vënë asnjëherë në funksion.
Report TV shkoi sot në këtë qendër, ku siç shihet porta është e mbyllur dhe ambientet të boshatisura.
Kujtojmë se më 5 Qershor të vitit 2017, ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti inauguroi të parën karantinë për kafshët e gjalla në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës. Investimi është kryer nga Ministria e Bujqësisë me vlerën e 1 milionë eurove. Asokohe Panariti do të deklaronte se të gjitha kafshët dhe shpendët nga importi, do të kalojnë periudhën e karantinës, si masë për parandalimin e përhapjes së infeksioneve në tregje". Qendra nuk u vendos asnjëherë në funksion, duke shpërdoruar kështu 1 milionë euro nga buxheti i shtetit.
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3016
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Vrau në Krujë vëllezërit Bardhi pasi i plagosën vëllanë, Gjykata e Tiranës dënon me burgim të përjetshëm Roland Pulën
22 Nëntor, 21:19
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38
-
Ministria e Bujqësisë: Nuk ka raste të reja të gripit të shpendëve, aktiviteti tregtar i rikthehet normalitetit
19 Nëntor, 15:56
-
Vrasja e 14-vjeçarit, Softa: Të rinjtë qarkullojnë me thika në çanta! Jeta që bëjnë prodhon konflikt! Duhet të ketë shërbime pranë shkollës për parandalim
18 Nëntor, 18:44
-
Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, shqiptarët ishin financuesit, të huajat kimistët! Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës (FOTO)
16 Nëntor, 16:18
-
Sherri në Fushë Krujë, shoqërohet vëllai i ish deputetit PS-së
16 Nëntor, 13:44
-
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
16 Nëntor, 07:23
-
Tonin Vocaj ikën nga posti i drejtorit të policisë së Tiranës, letër falenderimi efektivëve: Stabilizuam sigurinë në Krujë! Kultivimi i kanabisit gati inegzistent në Tiranë
14 Nëntor, 14:29
-
‘Situatë dramatike’: Paligjshmëritë në sektorin minerar lënë pas një masakër mjedisore
14 Nëntor, 08:23
-
Turistët e huaj nuk mungojnë as përgjatë muajit Nëntor, të preferuara objektet historike dhe kulturore! Rama: Këtë vit u mikpritën mbi 1,2 mln vizitorë në këto site
13 Nëntor, 08:17
-
Krujë/ Shpërthim gjatë natës në hyrje të pazarit! Autorët hedhin në erë bankomatin me eksploziv, në ikje hedhin kunja në rrugë për shpimin e gomave të mjeteve
12 Nëntor, 09:50