Një sasi droge prej rreth 30 kg është gjetur gjatë operacionit anti-drogë në Fushë-Krujë. Një pjesë e kanabisit u gjet e paketuar në thasë të zinj ndërsa disa rrënjë ishin ende në proces tharjeje.

Për këtë është vënë në pranga 35-vjeçari i identifikuar si Elgan Martini, baba i 2 fëmijëve.

Ai u kap në flagrancë në lagjen ‘Bakushë Visha’ pasi është gjetur një pjesë e paketuar në thasë të zinj e një pjesë në proces tharje.