Fushë-krujë, traileri godet veturën, në gjendje të rëndë 2 persona

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Fushë-krujës në aksin Fushë-krujë-Vorë. Të përfshirë në aksident ishin dy trailera dhe një makinë e vogël, ku një trailer me targa të Kosovës ka goditur nga pas një trailer me targa shqiptare, dhe ky i fundit nga inercia ka goditur një veturë tip " Ford", në të cilën udhëtonin 3 persona.

Për pasojë  kanë mbetur dy të plagosur, njëri prej të cilëve është shofer i trailerit me targa te kosovës, dhe i plagosuri tjetër është një nga pasagjerët e makinës së vogël.Të plagosurit janë nisur menjëherë drejt spitalit tëTiranës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 

Si pasojë e aksidentit u krijua nje kaos i madh ne akset Fushë-krujë-Milot dhe anasjelltas si dhe Fushë-krujë-Tirane e Fushë-krujë-Vorë, ku trafiku në këto akse arriti në rreth 4 kilometra. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton

Meritoni - Eglës: Më ke drejtuar gishtin për ngacmim seksual! Banorja: Je i leshtë, nuk kupton