Fushë sporti brenda kopshtit në Elbasan, Balla: Një nga këto fëmijë pas disa vitesh do jetë kapiten

Fushë sporti brenda kopshtit në Elbasan, Balla: Një nga këto fëmijë pas disa vitesh do jetë kapiten

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” inauguruan fushën sportive në kopshtin 9 të qytetit të Elbasanit. Të pranishëm në ceremoni ishin Armand Duka, President i FSHF, ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, Kryetar i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini etj.

Kreu i grupit parlamentar të socialistëve Taulant Balla falënderoi Lorik Canën për gjithçka po bën me “Foundation 5”.

“Kjo ide ishte burim i një kafeje me Lorikun. Ky projekt po shtrihet në të gjitha trevat mbarëshqiptare. Nuk është vetëm në Shqipëri, është edhe në Kosovë. Do të doja që shumë shpejt të vijonte edhe në Maqedoni, në Preshevë, në Mal të Zi sepse shqiptarët janë një popull që kanë treguar që futbollin e ushtrojnë më së miri.

Jemi shumë krenarë për ata shqiptarë, pavarësisht bluzës që mbajnë, qoftë për Kombëtaren e Shqipërisë, të Kosovës, për kombëtare të tjera ku luajnë shqiptarët.

Por sigurisht edhe për djemtë e vegjël të Elbasanit dhe vajzat ta kenë Lorik Canën si model dhe unë jam i sigurtë që një djalë apo vajzë që luan këto ditë këtu, pas disa vitesh do të jetë kapiten i kombëtares tonë" u shpreh Balla.

Lorik Cana shpjegoi iniciativën e tij dhe synimet e saj për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të cilët kanë pasion sportin:

“Për ne nuk ka qenë e lehtë të zgjedhim mënyrën më të mirë se si mund të promovojmë vlerat e sportit në vendin tonë. Por është një nga elementët që ka sjellë vetëm kënaqësi në vendin tonë dhe në momentet më të vështira të vendit tonë ka qenë gjithmonë shpresë dhe mënyrë jetese dhe ka sjellë në dritë figura të shquara.”

Sipas Z. Armando Duka, FSHF me iniciativat e saj të herë pas hershme synon t’i afrojë fëmijët me sportin me synimin e një jete të shëndetshme.

“FSHF-ja në strategjinë apo objektivat e saj nuk ka vetëm futbollin profesionist, por ka shumë përzemër dhe mundohet të jetë pjesë dhe të ndikojë  në jetën sociale të vendit.

Por ky projekt është projekti më i mirë pasi shohim, jo të ardhmen e afërt, por të ardhmen e largët”. deklaroi Cana.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Sejdini falenderoi fondacionin që e bëri Elbasanin pjesë të këtij projekti duke u shërbyer në këtë mënyrë dhjetëra fëmijëve:

“Me FSHF kemi bashkëpunime shumë pozitive dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë në mënyrë sistematike sepse punojmë, jo thjesht për kampionatin e të rriturve, por për rritjen e fëmijëve të shëndetshëm dhe futbollistëve të rinj.”, tha Sejdini.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja