Dy punonjës policie të Burgut të Shënkollit në Lezhë janë arrestuar në flagrancë pasi kanë tentuar të fusin në ambientet e burgut një sasi të vogël kanabis.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar dy punonjës të sigurisë së burgut Miklovan Kuliçi, 37 vjeç dhe Ram Toskaj, 45 vjeç. Ngjarja është zbuluar nga verifikimi i realizuar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe Drejtori i këtij institucioni.
Kuliçi është arrestuar pasi duke qenë me shërbim dhe nga monitorimi i veprimeve të tij nëpërmjet kamerave është konstatuar dhe fiksuar se diçka ka nxjerrë nga trupi duke e hedhur në krahun e djathtë të tij. U konstatua dhe u sekuestruan 3.55gr lëndë e dyshuar kanabis sativa.
Ndërsa Toskaj u arrestua pasi nga hetimet e para rezulton se ky shtetas të jetë i implikuar në veprën penale të prodhimit dhe shitjes narkotikeve për punonjësin e policisë burgut M.K..
Gjithashtu dhe një 51-vjeçare që tentoi t’i fuste në burg 1.35 gramë kanabis sativa është arrestuar. Mrikë Lazri, banuese në Luf, Pukë dje rreth orës 08:20, ndërsa po takonte bashkëshortin e saj tek dhoma e kontrollit të familjarëve për takim ka tentuar t’i japë atij 1.35 gr lënë të dyshuar kanabis sativa.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com