Fustanellat e Fanfara Tirana live
në RaiUno, sot në ora 21:00  

Fustanellat e Fanfara Tirana live<br />në RaiUno, sot në ora 21:00  
Grupi muzikor Fanfara Tirana  këtë të shtunë performon live në televizonin italian Rai Uno.Kjo është hera e parë në historinë e Rai-t ku performon  LIVE një band shqiptar 

U mbushën plot 15 vjet që grupi muzikor Fanfara Tirana mbetet i vetmi produkt muzikor i nivelit të lartë që Shqiperia eksporton.

Sot në mbrëmje, mbas performancës të 1 Majit 2016 me kantautorin italian Max Gazzè ku dhuruan qeleshet e bardha publikut të Romës, do të shfaqen sërish si të ftuar në emisionin më të rëndësishëm të sezonit të televizionit shtetëror RaiUno. 

Uno, Due, Tre … Fiorella, është emisioni i jashtëzakonshëm me dy të shtuna (16 dhe 23 shtator) që hap sezonin dimëror në kanalin më të rëndësishëm të Rai-t nën drejtimin e një prej ikonave muzikore italiane të muzikës kantautorale, Fiorella Mannoia.
 
“Djemte” e Fanfara Tirana do të shpalosin fustanellat e tyre të bardha dhe do të shoqërojnë Fiorellen dhe Max-in në performancën e tyre live.
 
Viti 2018 për Fanfara Tirana do të jetë plot surpriza. Dy albume të reja nga të cilet volumi i dyte i Kabatronics me anglezet Transglobal Underground dhe bashkepunimi me gjeniun shqiptar te muzikes, kompozitorin, pianistin, kitaristin Robert Bisha. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime