Yjet e ekranit e nisen vitin e ri 2014 duke u paraqitur si një ylber ngjyrash në mbrëmjen më të rëndësishme të ndarjeve të çmimeve në tapetin e kuq.
“Golden Globe” është një event mjaft i rëndësishëm i cili mbledh yjet e ekranit në një mbrëmje gala. Përveç çmimeve që ndahen një vëmendje të veçantë mer dhe paraqitja e yjeve në tapetin e kuq, veshjet dhe bizhuteritë e tyre.
Ajo që u vu re atje ku u zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve në hotelin Beverly Hilton ishte se fakti që shumë prej aktoreve kishin zgjedhur fustanë të gjatë, plot klas me ngjyra që binin në sy.
Taylor Swift, Reese Witherspoon, Amy Adams dhe Amber Hard u dukën të mrekullueshme plot ngjyra si një ylber në tapetin e kuq. Amy Adams kishte zgjedhur një fustan të markës “Valentino”. Ajo gjithashtu tronditi në tapetin e kuq me një fustan të kuq.
Ndërsa Amber Hard një fustan në blu të errët të “Versaces”. Jeniffer Lawrence u duk rrëzëllitëse me një fustan të bardhë të “Dior’, kombinuar me detaje të zeza dhe aksesorë diamanti.
Veshja e zgjedhur nga aktorja Emma Watson në tapetin e kuq, gjatë eventit të përvitshëm “Golden Globes, të mbajtur mbrëmjen e djeshme, është quajtur si më befasuesi nga kritikët e modës. Në pjesën e përparme dukej sikur Emma kishte një veshje formale, por në pjesën e prapme shpina e saj ishte komplet e zbuluar, ndërsa poshtë binin në sy një palë pantallona të zeza.
Ka qenë një zgjedhje e guximshme dhe mjaft fashion e yllit të Harry Potter, e cila ka tërhequr mjaft vëmendje.
Ajo nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Globi i Artë” por nuk kishte si të mungonte në festën që u organizua më pas. Bëhet fjalë për modelen bukuroshe Miranda Kerr, e cila nuk i ka lënë vend imagjinatës mer fustanin e saj super seksi.
Fustani i zi i hapur në disa pjesë të trupit ekspzonte hiret joshëse të modeles, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Edhe pse një veshje e guximshme e Kerr, ajo ka arritur ta menaxhojë më së miri atë pas pasur asnjë incident. Ashtu siç mund të shihet edhe në këto foto Kerr nuk ka veshur asnjë të brendshme.
Duke lënë vëmendjen mbi trupin seksi, Kerr i kishte mbledhur flokët topuz dhe ishte lyer natyrale. Në këtë event ka qenë i pranishëm dhe ishi i saj Orlando Bloom, i cili me siguri e ka kuptuar shumë mirë se çfarë ka humbur. Paraqitja e Kerr është krahasuar me atë të aktores Elizabeth Hurley në vitin 1944, e cila është shfaqur pothuajse me të njëjtin fustan.
Sofia Vergara u paraqit me një fustan të zi shumë seksi. Fustani i saj u komentua si tepër seksi dhe pamja e saj ishte e mahnitshme. Varësja e saj me lule të ndërthurura i shtonin notat më të larta bustit të fustanit për shkak dhe ngjyrës së saj bojëqiell.
Tapeti i kuq i Golden Globe paraqiti dhe aktoret me një modë të mahnitshme të veshjeve ku secila konkurroj njëra- tjetrën edhe me fustanet e tyre të mrekullueshme.
Lupita Nyong'o vodhi vëmendjen duke treguar në trupin e saj një fustan të kuq të përkryer nga Ralph Lauren.
Amy Adams gjithashtu kishte preferuar të zgjidhte një fustan të kuq dhe seksi.
Emma Watson erdhi në tapetin e kuq e zjarrtë dhe tepër seksi. Olivia Wilde ishte veshur me një fustan Guçi dhe Reese Witherspoon njëkohësisht kishte preferuar një markë të tillë por edhe në një linje ngjyre. Në hijen e së gjelbrës.
Cate Blanchett erdhi si një kartolinë e vjetër në Hollywoodin e Glamourit në një Armani të zezë me dantellë.
Dhe mund të kemi më pas një bilbil ujk për Wolf e yllit Margo Robbie e Wall Street në finesën e fustanit të saj Guçi. Ndërsa aktorja Kerry Washington nuk na la pa mahnitur me pamjen e saj perfekte të një gruaje shtatëzëne të veshur me një fustan të mahnitshëm.
Jennifer Lawrence u paraqit me një fustan të bardhë të “Dior” në tapetin e kuq mbrëmjen e Golden Globe.
Jennifer është një nga ato aktore e cila gjatë eventeve të mëdha ka rënë në sy për incidente të ndryshme në skenë.
Vitin e kaluar gjatë ndarjes së çmimeve oskar ajo u rrëzua duke ekspozuar këmmbët.
Ndërsa këtë herë në Golden Globe asaj I ra byrzylyku me diamant në tapetin e kuq.
Si duket Jennifer nuk po e vinte re që byrzylyku po I shkëputej nga dora dhe vazhdonte të fliste me Ryan Seacrest.
Një person që ndodhej aty afër e ndihmoj aktoren bukuroshe që ta merrte përsëri atë.
Aktorja Laërence u vlerësua në Golden Globe si aktorja më e mirë suportuese gjatë mbrëmjes së këtij eventi.
Julia roberts në këtë ceremoni çmimesh “Golden Globe 2014” kishte veshur një fustan të thjeshtë por shumë me klas të Dolce Gabbana.
Aktorja Sandra Bullock morri çmimin si aktorja më e mirë në kategorinë e dramës. Ajo kishte preferuar të shfaqej me një fustan tip Hirushe me tre ngjyra, rozë, të zezë dhe bojëqiell.
Modeli i flokëve ishte tepër i thjeshtë të mbledhura në një bisht. Në fakt paraqitja e saj ishte më e mirë disa netë më parë në Festivalin e Filmit në Palm Springs ku flokët e saj ishin të lëshuara.
Por në tapetin e kuq nuk ranë vetëm femrat në sy.
Aktorët si Leonardo Di Caprio i veshur me një kostum të zi të Calvin Klain, Matthew Mçonaughey me një kostum dhe pamje perfekte dhe Bradley Cooper me një kostum të Dolce Gabbana. Redaksia Online (m.zshqiptarja.com)