Futën sende në qeli, arrestohen
4 policë burgjesh në Elbasan

Futën sende në qeli, arrestohen<br />4 policë burgjesh në Elbasan
ELBASAN-Ndalohen 4 efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.  

Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Elbasanit, pasi këta katër efektivë kanë shpërdoruar detyrën.

Sipas Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës, në ruajtje të personave të dëmtuar në spital, ata kanë lejuar futjen e sendeve të ndaluar nga ana e familjarëve tek të arrestuarit.

Në pranga janë vënë Viktor Kalemi, Gëzim Muka, Adriatik Allushi dhe Pali Bushgjokaj, 56 vjeç, të katërt banues në Tiranë, me detyrë efektivë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve Tiranë.

Këta shtetas, u ndaluan  pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 22.06.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?



×

Lajmi i fundit

Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti

Droga shitet si ‘rigon’ te të rinjtë, ekspertët analizojnë fenomenin, Rexhepi: S’ka disiplinë! Tushe: Është problem psikologjik! Mësuesja: Neglizhencë komuniteti