Futboll femra, Shqipëria
U-19 turpërohet 9-0 nga Serbia

Futboll femra, Shqipëria<br />U-19 turpërohet 9-0 nga Serbia
Humbja e dytë me një tjetër rezultat të thellë brenda pak ditësh. Shqipëria e femrave 19-vjeçare pëson 9 gola nga Serbia në takimin e dytë eliminator të Grupit 4, duke koleksionuar një tjetër disfatë.

Takimi eliminator i Euro 2017 i luajtur dje në “Selman Stermasi” nuk pati histori pasi vajzat e Nevil Dedes u shfaqën tërësisht të pafuqishme për t’i bërë ballë Kombëtares së Serbisë.

Vajzat kuqezi rezistuan deri në minutën e 25 kur Miseljic realizoi golin e parë nga pika e bardhë e 11-metërshit. 3 minuta më pas, Savanovic realizoi edhe golin e dytë, ndërsa minutat deri në përfundim të pjesës së parë nuk sollën ndryshim rezultati.

Me rikthimin e skuadrave në fushën e lojës, Shqipëria u organizua në fazën mbrojtëse duke i bërë ballë skuadrës kundërshtare por në të 70-ën filloi edhe disheza e madhe për vajzat kuqezi pasi pësuan edhe 7 gola të tjerë me Ivanovic tre herë, Kovacevic dhe tre herë Filipovic.

Me këtë disfatë, Shqipëria mban vendin e fundit në Grupin e katërt eliminator të Euro 2017 pas disfatës së parë 11-0 ndaj Skocisë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma