Futboll, FSHF gati programin unik
të trajnimit për kategorinë e moshave

Futboll, FSHF gati programin unik<br />të trajnimit për kategorinë e moshave
Në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit është zhvilluar një mbledhje me të gjithë përgjegjësit e zonave rajonale, si dhe stafet e kombëtares të zonave për moshën U-15.

Në qëndër të këtij diskutimi ka qënë projekti i ri që përfshin një program unik trajnimi për moshat në të gjithë Shqipërinë, por edhe një start i implementimit të një strategjie konkrete vecanërisht për moshën U-15.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Shulku, kërkoi me insistim të plotë që ky program unik që FSHF ua shpërndau zonave të jetë edhe kontenti bazë për punën e të gjithë trajnerëve me moshat në zonat dhe qytetet respektive si një direktivë e plotë dhe e drejtpërdrejtë e FSHF-së, por edhe si një prioritet më vete për këtë vit.

mbledhje fshf
 ( Takimi në ambjentet e FSHF-së )

Në prezencën e zv.presidentit të FSHF-së Edvin Libohova dhe anëtarit të KE, Vasil Bici, stafet dhe përgjegjësit zonalë morën udhëzimet konkrete në lidhje me këtë nismë.

Sipas tyre programet janë gati dhe do të zbatohen së shpejti, rreptësisht në të gjithë shtrirjen trainuese të moshave. 

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos