/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Kur mungonjë diçka më shumë se 24-orë, nga fillimi i miqësores mes Italisë dhe Shqipërisë në stadiumin "Luigji Ferrari" të Gjenovas, Antonio Konte, timonjeri i axurrëve duhet të përballet me një mungesë të rëndësishme në repartin e mbrojtjes, konkretisht Kristiano Magjos.
Lajmi u zyrtarizua pak më parë në faqen zyrtare të Federatës Italiane të Futbollit (FIGÇ), ku sqarohet se lojtari vuan nga temperatura e lartë dhe për këtë stafi mjekësor i axurrëve ka vendosur ta rikthejë në shtëpi mbrojtësin e krahut të djathtë t axurrëve dhe Napolit. Kujtojmë, Konte veç Magjos më herët për shkaqe fizike ka humbur edhe mbrojtësin Anxhelo Ogbona, si dhe bomberin e Liverpulit në Premier Ligë, Mario Baloteli.
Ky lajmi i hidhur për të kaltërit rrit edhe më tej entuziazmin në radhët e kuqezinjëve për të arritur një rezultat poziv në miqësoren e të martës përballë Italisë.
Gjithësesi Konte gjatë mëngjesit të së hënës ka testuar lojtarët që nuk kanë luajtur mbrëmë përballë Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit, "Franc 2016" të përfunduar në barazim 1-1.
Konte gjithashtu në miqësoren me kombëtaren tonë nuk do të ketë të disponueshëm edhe portierin Buffon, ndërsa në portë pritet të jetë njëri mes Sirigus dhe Perin. Drejtuesi i pankinës së Italisë për miqësoren me Shqipërinë ka thirrur dhe 14-të lojtar të rinjë, duke larguar disa prej të thirrurve për takimin me Kroatët. Ndeshja miqësore me Shqipërinë, të ardhurat nga e cila do t'i dërgohen personave të prekur nga përmbytjet në Italinë e veriut, do të luhet nesër në mbrëmje në stadiumin e Gjenovas, "Luigji Ferrari".
Lista e të grumbulluarve të Kontes:
Portier: Sirigu (Psg) e Perin (Genoa);
Mbrojtës: Moretti (Torino), Rugani (Empoli), Acerbi (Sassuolo), Bonucci (Juventus), Rossettini (Cagliari), Criscito (Zenit) e De Silvestri (Sampdoria);
Mefushor: Bertolacci (Genoa), Bonaventura (Milan), Cerci (Atletico Madrid), Parolo (Lazio), Antonelli (Genoa), Sturaro (Genoa), Aquilani (Fiorentina) e Poli (Milan);
Sulmues: Giovinco (Juventus), Destro (Roma), Gabbiadini (Sampdoria), Okaka (Sampdoria) e Matri (Genoa).
/Shqiptarja.com