Futboll me çdo kusht, edhe nëse do të duhet të luhet në gusht. Kjo është linja që raportohet nga mediat italiane në lidhje me vijimësinë e këtij sezoni, që deri më sot ka patur variante të ndryshme si pasojë e përshtjellimit që ka sjellë koronavirusi. Hipoteza dhe mundësia më e madhe është që kampionatet në Europë të mbyllen me patjetër dhe në fund të përcaktohet një fitues.
Kjo është një linjë me të cilën bien dakord shumë drejtues klubesh në Seria A dhe që mendohet se kanë pëlqimin edhe Liga të tjera të rëndësishme në Europë. Në fund të majit raportohet se rreziku mund të ketë kaluar dhe më 3 qershor klubet ti kthehen fushës së gjelbër për të mbyllur sezonin. Sigurisht do të ketë ngjeshje ndeshjesh, por ideja është që deri në mesin e korrikut kampionatet të kenë përfunduar.
Me këtë ide duhet të jetë dakord edhe UEFA, që mendohet se nuk do të ketë kundërshtime. Në këtë linjë parashikohet që Champions League të nisë më 18 korrik, ndërsa më 20 korrik Europa League. Kjo do të sillte më pas që sipari i futbollit në Europë të ulet në mesin e gushtit.
Sipas këtij plani ky parashikohet që të jetë një sezon tepër i vështirë për futbollistit, duke patur parasysh që sezoni i ri do të nisë në mesin e muajit shtator. Edhe sezoni 2020-2021 do jetë disi i ngjeshur, pasi në kushte normale nis në mesin e muajin gusht, por në këto rrethana ky mbetet opsioni më i mundshëm.
Kjo ide e futbollit me çdo kusht u tha i pari nga presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, i cili tha se kampionati do mbyllet me çdo kusht pasi do të shpallet fituesi.
Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 871
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Roma-Juve pa fitues, Milan merr 1 pikë por vuan protestën e tifozëve! Leverkusen barazon rekordin europian të Benficas
6 Maj, 10:43
-
Seria A siguron 5 ekipe në Champions League sezonin e ardhshëm, numri mund të shkojë në 6! Përcaktuese Europa League
19 Prill, 11:09
-
GOLAT/ Chelsea pa mëshirë, 'bombardon' portën e Everton! Palmer shkëlqen me 'poker', gabon Atalanta
16 Prill, 10:29
-
Revolucion me trajnerët në Seria A, 7 nga 10 ekipet e para duan ndryshime për sezonin e ardhshëm! Conte më pranë Napolit
10 Prill, 15:06
-
GOLAT/ Merr fund thatësira e Juventusit, 'heroi' Gatti sjell fitoren pas 5 ndeshjes në Seria A
8 Prill, 10:35
-
Shqiptarët 'si italianë' në Seria A, zbulohet vendimi! Lejohet vetëm 1 futbollist për klub, kush përfiton
5 Prill, 12:46
-
Vendim historik i Federatës italiane të futbollit, shqiptarët do konsiderohen vendas nga sezoni i ri, 13 lojtarë nga Shqipëria vetëm në ‘Seria A’
30 Mars, 11:23
-
Skandali racizmit në Itali/ Acerbi përjashtohet nga kombëtarja, hetimi rrezikon ti mbyllë sezonin me Interin
19 Mars, 10:16
-
GOLAT/ Marrin fund humbjet rradhazi, Lazio gjen qetësi në derbin me Frosinonen! Pak minuta edhe për Marvin Çunin
17 Mars, 11:37
-
'S'do e harroj kurrë këtë gol', Asllani: Tani do qeras të gjithë shokët te Interi! Faqet e para të mediave italiane flasin për shqiptarin
5 Mars, 10:31
-
Firmosi me Empolin, Adi Kurti për Report Tv: Ismajli më qëndron afër, dua të luaj në Europian me Kombëtaren
6 Shkurt, 12:58
-
GOLAT/ Roma e De Rossit shkëlqen në lojë dhe rezultate, 'shkatërron' Cagliarin! Sevillia 'i jep fund thatësirës' në Spanjë
6 Shkurt, 11:06