Manchester United dhe futbolli anglez janë në zi këtë të shtunë, kjo pas ndarjes nga jeta të Sir Bobby Charlton në moshën 86-vjeçare. Ai ishte një prej lojtarëve më të mëdhenj dhe më të dashur në historinë e klubit të United dhe të kombëtares angleze, duke merituar edhe titullin "Sir".
Bobby ishte një hero për miliona njerëz, jo vetëm në Manchester apo në Mbretërinë e Bashkuar, por kudo ku luhet futboll në mbarë botën. Ai u admirua sa për sportivitetin dhe integritetin e tij, aq edhe për cilësitë e tij të spikatura si futbollist; Sir Bobby do të mbahet mend gjithmonë si një gjigant i lojës.
I diplomuar në Akademinë e të rinjve të United, Sir Bobby luajti 758 ndeshje dhe shënoi 249 gola gjatë 17 viteve si lojtar i Manchester United, duke fituar Kupën Evropiane, tre tituj ligë dhe FA Cup.
Për Anglinë, ai zhvilloi 106 paraqitje dhe shënoi 49 gola dhe fitoi Kupën e Botës 1966. Pas daljes në pension, ai vazhdoi t'i shërbejë klubit të United si drejtor për 39 vjet.