Futbolli i fëmijëve, Cana prezantohet
si ambasador: Detyrë të kontribuoj

Futbolli i fëmijëve, Cana prezantohet<br />si ambasador: Detyrë të kontribuoj<br>
Ditën e sotme, Lorik Cana dhe kreu i Federatës së Futbollit Shqiptarë kanë dalë në një konferencë për shtyp. Gjatë kësa konference, u prezantua projekti Grasus, një projekt i dedikuar për fëmijët që dëshirojn të kenë një të ardhme në futboll. Ish-kapiteni Lorik Cana, do jetë ambasadori i këtij projekti të ri. Gjatë konferencës Lorik Cana ka thënë se nëse punojmë me siguri sjellim ndryshime të nivelit të futbollit. "Unë si Lorik përpiqem të jap stimuj. Është një program për ti dhënë një ndryshim futbollit. Duke i nxitur fëmijët të zgjedhin dhe ecin në futboll."

Ti mbajmë me stimujt e futbollit, fondacioni Lorik Cana ka synim të stimuloj fëmijët, në bashkëpunim me federatën, ti mbajmë fëmijët  me frymën e sportit. Ka pasur problem për të stimuluar të rinjët. Kemi shumë fëmijë që luajn futboll në lagje, rrugë, kalçeto, ose ata që skano mundësi, kjo është një mundësi e mirë për ata. Mund të bëjm gjëra të mira, rezultatet i presim pas disa vitesh, do të përfshihen meshkuj dhe femra, pa dallim, mezi po e pres këtë moment të shikoj rezultatet.

"E konsideroj një detyrë të ndihmojmë të rinjët. Fondacioni Lorik Cana, do vazhdoj të ofroj programin e duhur për të çuar të rinjët drejt një karriere. Kjo është një sfidë e bukur, mezi pres të shikoj ndryshimet që do sjellin këta të rinjë", tha Lorik Cana.

Do të kemi dhe shkëmbim idesh, nga koleg të futbollit.

Do kërkojmë të na ndihmojnë futbollistët. Është një program i rëndësishëm për të nxitur fëmijët, kjo e bënë më të bukur, ndihma e të gjithëve është e domosdoshme.

Fondacioni përmban vlerat e Grasusit, do e hapim në të ardhmen në Kosovë, jam i gatshëm për ti ndihmuar. Për të thithur sa më shumë njerëz, do të kem një staf prej vetash që do merren me organizimin. Një projekt, që do t’iu japi mundësinë shumë fëmijëve të luajnë futbol,l dhe të kenë një të ardhme, tha Lorik Cana.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat

'Ju kanë braktisur ambasadorët', debate në Studio Live/ Toska: Janë korruptuar nga Rama! Beqiri: Jeni në vete?! Doni të shkatërroni pasuritë e shqiptarëve me protestat